Raste meningjiti në Itali
Meningjiti alarmon edhe Italinë. Veçanërisht 5 rastet e shënuara së fundi në Bergamo, kanë bërë që autoritetet shëndetësore të nisin një fushatë urgjente vaksinimi për stafin e spitalit Papa Giovanni.
Sipas mjekëve, 4 prej rasteve ishin të lidhura mes tyre dhe kishin të njëjtin burim të infektimit. Në Italinë fqinje që nga 2010 deri në 2016 janë verifikuar të paktën 200 raste në vit me këtë infeksion, dhe sipas statistikave rezulton se në Janar shënohen edhe rastet më të shumta.
Aktualisht edhe një vajzë 28-vjeçare dhe një grua 46 vjeç janë të shtuara në terapi intensive në Riccione dhe Valconca, por Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se nuk ka vend për panik dhe nuk ekziston rreziku i një epidemie, të paktën në rajonin e Lombardisë.
Si masë parandaluese kanë nisur vaksinimin edhe për fëmijët në veriun e Italisë, pasi vaksina për meningjitin nuk është detyrueshme dhe mbulimi është i ulët.
Simptomat janë me temperaturë të lartë, përgjumje, dhimbje të forta koke, ngurtësim të kokës, intolerancë ndaj dritës, konvulsione, mungesë oreksi ose të përziera dhe të vjella.
Klan Plus