Rasti “Marubi”, ç’po ndodh? (2009)
Autori: Blendi Fevziu
22:48 03/03/2009Opinion-Studentë, pedagogë dhe drejtues të akademisë së filmit dhe multimedias “Marubi” janë konfrontuar me policinë, pasi nuk kanë pranuar të lirojnë ambientet e shkollës. Me anë të një vendimi të Këshillit të Ministrave në tetor të vitit të shkuar është urdhëruar lirimi dhe dorëzimi i sipërfaqes së studios së prodhimit të filmit shqiptar “Alba Film”. Sipas këtij vendimi, akademia “Marubi” duhej të lironte ambientet, por studentët e pedagogët nuk e kanë lejuar një gjë të tillë. Në kontratën e pesë viteve më parë me shtetin shqiptar, shkolla e filmit mori 200 m2, por ndërkohë po shfrytëzon më tepër. Drejtuesit e shkollës janë shprehur se janë të vendosur për të mos u larguar nga ambientet e ish-Kinostudiuos. Debati i kaloi kufijtë e një përballje të thjeshtë duke u kthyer në një debat politik. Akademia “Marubi” insistonte që ambientet i përkasin atyre, por për të diskutuar rreth ngjarjes ishin të ftuar në emisionin “Opinion” Ylli Pango ministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Kujtim Çashku Rektor i Akademisë “Marubi”.
“Që kur kam ardhur si ministër Çashku më ka ftuar të vizitoj akademinë Marubi. E kam vlerësuar punën e tij dhe më tha që donte ta merrte si tokë mbi 200 m2. Lidhur me këtë pyeta ministrin Ruli nëse mund t’i jepnim tokën në përdorim në kuadër të artit. Ai më tha që nuk mund të bëhej:“Si mund ta mendosh këtë gjë”. Por pas kësaj përgjigje që i dhash Çashkut më kanë ardhur sms, fyerje ejt. Nuk jap unë toka në Kinostudio”, tha Pango./tvklan.al
Të ftuar: Ylli Pango ministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Kujtim Cashku Rektor i Akademisë Marubi.