Rasti “Skripal” forcoi pozitat e Putinit në zgjedhje

Journalists watch as Russian President Vladimir Putin gives his annual state of the nation address in Manezh in Moscow, Russia, Thursday, March 1, 2018. Putin set a slew of ambitious economic goals, vowing to boost living standards, improve health care and education and build modern infrastructure in a state-of-the-nation address. (AP Photo/Alexander Zemlianichenko)

Rasti “Skripal” forcoi pozitat e Putinit në zgjedhje

19:51 19/03/2018

Rasti i helmimit të ish-spiunit rus, Sergei Skripal, në Britani ndikoi pozitivisht në përpjekjet e Vladimir Putinit për të fituar mandatin e katërt presidencial. Në këtë përfundim arrijnë shumë prej komenteve të publikuara në mediat ndërkombëtare, për fitoren e thellë të Putinit në zgjedhjet presidenciale të së dielës në Rusi.

“Washington Post” citon Gleb Pavlovskin, një ish-këshilltar në Kremlin dhe aktualisht një prej kritikëve kryesorë të Putinit, i cili shprehet Londra nxitoi kur fajësoi Moskën për helmimin e ish-spiunit Skripal. Sipas tij, reagimi ende i pabazuar në fakte nxiti shumë votues, të cilët në kushte normale do të abstenonin, të dyndeshin në qendrat e votimit në mbështetje të Putinit. Kritikat e forta perëndimore, Putin i interpretoi si përpjekje për të përçarë Rusinë. Ndërsa veten e paraqiti si liderin që mban Rusinë të bashkuar përpara këtyre sulmeve. 

Sipas analizës së “Washington Post”, rizgjedhja e Vladimit Putinit për një mandat të katërt i hap rrugën një faze të re tensionesh të rritura me perëndimin. Kjo dallohet qartë edhe për faktin se asnjë lider perëndimor nuk e ka uruar deri më tani Presidentin rus për rizgjedhjen. Urime kanë dërguar vetëm partitë nacionaliste e euroskeptike, si Alternativa për Gjermaninë e akuzuar për financime nga Moska.

Tv Klan






Të ngjashme