Ravioli me asparag dhe kallamar (Video)
Përbërësit:
300 gr miell
250 gr asparag
200 gr gjizë
65 gr parmixhano
40 gr borzilok
4 kallamar
3 vezë
1 domate
1 limon
Kripë
Piper
Përgatitja:
Në një tas vendosim miellin, shtojmë në të vezët, vaj ulliri, kripë, piper dhe i përziejmë derisa të përgatitet brumi. Brumin e përgatitur e mbështjellim me letër pelikul dhe e lëmë të pushojë.
Vendosim një tenxhere me ujë që të ziejë, shtojmë në të bishtat e asparagëve, lëkurat dhe i lëmë të ziejnë. Në një tas vendosim gjizën, shtojmë në të lëkurë limoni, djathë parmixhano, pjesën e tulit të domateve të prera në kubikë, pjesët e bishtave të qëruara të asparagëve të prera shumë imët dhe i përziejmë bashkë.
Në një tigan me pak vaj ulliri skuqim kallamarët, shtojmë asparagët dhe pasi të skuqen i shuajmë me pak verë të bardhë. Më pas shtojmë edhe pak nga uji ku ziemë bishtat e asparagëve.
Hapim brumin, e presim me forma rrumbullake dhe e mbushim me masën që përgatitëm. Më pas i ziejmë në tenxheren me ujë ku ziemë bishtat e asparagëve për 2 minuta, i kalojmë në tiganin me kallamarë dhe asparagë dhe janë gati./tvklan.al