Ravioli me domate dhe mozzarella (Video)
Përbërësit:
300 gr miell
300 gr paleti domate
200 gr mozzarella
75 gr parmixhano
70 gr pomodorini
45 gr borzilok
10 gr rigon
3 vezë
2 lugë vaj ulliri
2 karota
2 degë selino
1 qepë
Kripë
Piper
Përgatitja:
Në një tas vendosim miellin, shtojmë në të vezët, vaj ulliri, kripë, piper dhe i përziejmë derisa të përgatitet brumi. Brumin e përgatitur e mbështjellim me letër pelikul dhe e lëmë të pushojë.
Në një tigan me pak vaj ulliri skuqim mirë qepën, karotën dhe selinon. Më pas shtojmë në tigan borzilok, salcë dhe i lëmë të ziejnë sëbashku. Pasi të ziejnë e bëjmë salcë në mikser dhe e filtrojmë.
Pomodorinit i presim përgjysmë, i marinojmë me kripë dhe sheqer dhe i pjekim në furrë për 30 minuta. Presim djathin mozzarella, shtojmë në të kripë, piper, djathë të grirë, borzilok dhe e bëjmë krem në mikser. Hapim brumin, e presim me forma rrumbullake dhe e mbushim me masën që përgatitëm me djathëra. Më pas i ziejmë në një tenxhere me ujë dhe pak vaj ulliri për 2 minuta. Më pas i kalojmë në një tigan me pak vaj ulliri dhe ujë nga tenxherja ku i ziemë. Vendosim në pjatë fillimisht salcën, mbi të raviolit dhe janë gati për t’u servirur./tvklan.al