Ravioli me gjizë dhe mish (Video)


Ravioli me gjizë dhe mish (Video)

14:34 25/03/2019

Përbërësit:

250 gr miell

250 gr gjizë

120 gr mish viçi

50 gr gjalpë

20 gr trumzë

20 gr borzilok

3 domate

2 vezë

1 e verdhë veze

Kripë

Piper

Përgatitja:

Vendosim në një tas miellin, shtojmë në të 2 vezë të plota, një të verdhë, kripë, piper, pak vaj ulliri dhe i përziejmë të gjithë ingredientët bashkë derisa të formohet brumi. Presim në kubikë mishin dhe e marinojmë me kripë, piper, vaj ulliri dhe trumzë. Pasi e lemë për pak e skuqim në një tigan me pak gjalp, shtojmë në të pak ujë dhe e lemë të ziejë. Në një tas vendosim gjizën, shtojmë kripë, piper, trumzë dhe i përziejmë.

Në një tigan me pak vaj ulliri, hudhër dhe trumzë shtojmë domatet e prera në kubike dhe i skuqim bashkë. Më pas i vendosim në mikser, shtojmë borzilok, gjalp dhe i bëjmë krem. Hapim brumin e presim në forma rrumbullake dhe e mbushim me gjizën. I vendosim të ziejnë raviolit dhe më pas i kalojmë në tiganin me mish dhe i lemë të ziejnë bashkë për pak. Vendosim në pjatë kremin e domates dhe mbi të raviolit me gjizë dhe mish.

/tvklan.al






Të ngjashme