Ravioli me krem djathi dhe vezë (Video)
Përbërësit:
210 gr miell
100 gr miell misri
3 vezë
Për mbushjen:
300 gr qumësht
130 gr pancetë
100 gr pana
100 gr parmixhano
70 gr gjalp
50 gr niseshte
6 të verdha veze
Kripë
Piper
Sherebelë
Përgatitja:
Vendosim një tenxhere me ujë që të ngrohet dhe shtojmë në të vaj ulliri. Në një tas përziejmë bashkë miellin e misrit dhe të grurit, shtojmë vezët, vaj ulliri, kripë dhe piper dhe i përziejmë derisa të formohet brumi.
Në një tjetër tenxhere shtojmë qumështin dhe panën. Pasi ngrohen shtojmë pak niseshte të përzier me ujë dhe i përziejmë derisa të trashen. Më pas shtojmë edhe djathin e grirë dhe pasi ftohet pak shtojmë edhe të verdhat e vezëve. Hapim brumin derisa të bëhet një petë e hollë, e presim me forma rrethore dhe e mbushim.
Në një tigan me pak vaj ulliri dhe gjalpë, vendosim sherebelën e grirë. Më pas shtojmë pancetën dhe pasi skuqen shtojmë edhe pak nga uji me vaj ulliri.
Pasi i mbushim të gjitha raviolit i vendosim të ziejnë në tenxheren me ujë dhe vaj ulliri dhe më pas i vendosim në tiganin me gjalpë dhe pancetë, i lëmë të ziejnë për pak bashkë dhe janë gati për t’u servirur.
/tvklan.al