Ravioli me kunguj jeshilë (Video)


Ravioli me kunguj jeshilë (Video)

14:17 28/05/2019

Përbërësit:

400 gr kunguj jeshilë

300 gr miell

150 gr gjizë

100 gr parmixhano

40 gr borzilok

1 lugë shafran

Vaj ulliri

Kripë

Piper

Përgatitja:

Në një tas vendosim miellin, shtojmë në të vezët, vaj ulliri, kripë, piper, shafran dhe i përziejmë derisa të përgatitet brumi. Brumin e përgatitur e mbështjellim me letër pelikul dhe e lëmë të pushojë.

Kungujve jeshilë iu heqim pjesën e tulit dhe presim në kubikë të vegjël pjesën jeshile. Më pas i skuqim në një tigan me pak vaj ulliri. Pjesët jeshile të mbetura të kungujve i vendosim në një tenxhere me ujë që të ziejnë.  Në një tas vendosim gjizën, shtojmë, kungujt e skuqur, kripë, piper, vaj ulliri, djathin e grirë, borzilok të grirë dhe i përziejmë derisa të formohet një masë homogjene.

Hapim brumin, e presim me forma rrumbullake dhe e mbushim me masën që përgatitëm. Më pas i ziejmë në tenxheren ku ziemë kungujt për 2 minuta. Pasi raviolit të ziejnë i kalojmë në tiganin me gjalpë. Vendosim në pjatë kunguj të zier dhe mbi to raviolit me gjalpë./tvklan.al






Të ngjashme