Reagime për KQZ -në , Jozefina Topalli dhe Fatmir Mediu (13 Maj 2000)
Një ditë pas ftesës së zotit Mejdani drejtuar shoqatave dhe partive politike për të propozuar kandidaturat në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, kanë reaguar opozitarët. Nënkryetarja demokrate Jozefina Topalli u shpreh:
“Në fillim do tu rikthehemi dhe njëherë përpjekjeve të Partisë Demokratike për ta formalizur ardhjen e propozimit të KQZ-së të partive politike. Kjo duhej të ishte e shkruar në ligj për të menaxhuar pikërisht nenit që i përkiste, mënyrës së ardhjes së propozimit. Natyrisht për Partinë Demokratike është e rëndësishme të shfrytëzohet çdo mundësi dhe çdo dritare që hapet megjithatë un dëshiroj të përsëris që zoti Mejdani përpara se ti drejtohej partive politike i është drejtuar shoqatave dhe gjithsesi për ne mbetet një pakt që emërimi i dekretimit të KQZ-së të mbetet një subjektivizëm i zotit Mejdani. Për ne është e rëndësishme që raporti që ka pas ekzistuar dhe para vitit 1997 jo vetëm të komisioneve të zgjedhjeve por dhe në komisionet e tjera.”
Fatmir Mediu u shpreh se kjo është një lojë politike e Presidentit.
” Me këtë respektimin e Kushtetutës së shkelur kemi kërkuar që të bëhen 3 propozime nga partitë politike duke përfshirë gjithë partitë politike sipas renditjes që ata kanë në raportet elektorale dhe pastaj edhe Avokati i Popullit i cili pretendohet të jetë i pavarur, i jepet e drejta të propozojë një të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Pra ti propozohet nga partitë politike Presidentit nga të dy krahët, mazhorancës dhe opozitës dhe pastaj ti propozohet Parlamentit”./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame