Reagimet e Gjinushit dhe Zogajt (20 Prill 1999)


Reagimet e Gjinushit dhe Zogajt (20 Prill 1999)

09:04 20/04/1999

Kryeparlamentari Skënder Gjinushi dhe deputeti Preç Zogaj flasin për përgjimin e telefonave.

Skënder Gjinushi: Jo çdo sherr është kontradikte, dhe jo çdo sherr është kontradikte koalicioniste ose për koalicionin. Do të thosha që patjetër u fol për atë që koalicioni sot duhet të jetë më i bashkuar, më unik për të përballuar situatën, madje i bëhet thirrje dhe opozitës që të heqë dorë nga lojëra të caktuara. Nuk ka asnjë përgjim deputetës dhe nuk ka asnjë urdhër. S’është kërkuar kurrë leje për përgjim deputetësh.

Preç Zogaj: Ne jemi të prirur të mos bëjmë asnjë koment, mos harxhojmë më kohë për gjëra që janë pjesë e veseve të politikës shqiptare. Sot ka një detyrë historike për popullin, për kombin, për politikën shqiptare dhe diskutojmë për këtë detyrë. Është çeshtja e Kosovës është dhe çeshtja e Shqipërisë. Sepse çlirimi i Kosovës, kuptohet, e kam thënë dhe herë të tjera do jetë një shans i madh edhe për Shqipërinë, për të mos thënë do jetë dhe çlirimi i Shqipërisë./tvklan.al






Të ngjashme