Reagimet e serbeve pas largimit të Millosheviçit nga president – (7 Tetor 2000)


Reagimet e serbeve pas largimit të Millosheviçit nga president – (7 Tetor 2000)

12:19 07/10/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Në Serbi gjithçka mbaroj kaq shpejt, sa shumë njerëz në turmën e mbledhur përballë ndërtesës së djegur të parlamentit, mesi u besuan dje veshëve të tyre. Sllobodan Millosheviç, pasi e sundoj vendin me një grusht të hekurt prej më shumë se një dekadë, ka pranuar humbjen. Asnjë gjakderdhje, asnjë grusht shteti, asnjë rezistencë.

Pas një dite thashethemesh të frikshme, Millosheviçi iu drejtua vendit të tij me një fjalim në televizor mbrëm vonë, duke thënë se e pranonte disfatën ndaj Vojslav Koshtunicës dhe se tani kishte ndërmend të luftonte në krahun e opozitës serbe, por shumë prej kundërshtarëve thanë, se nuk do të ishin të lumtur derisa ai të zhdukej në mërgim.

Millosheviçi njihet si një strateg mjeshtër dhe pavarësisht nga skenat e ngazëllimit ne Beograd, shumë njerëz fshehtas kanë frikë se mos ish-presidenti i tyre po përgatit hakmarrjen e tij./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori






Të ngjashme