Reagimet në Beograd pas ngjarjes së Mitrovicës


Reagimet në Beograd pas ngjarjes së Mitrovicës

22:15 28/03/2018

Analistët serbë thonë se nuk ka qenë e rastësishme gjithçka që ka ndodhur, andaj duhet të arrihet një marrëveshje e re. Bashkimi Evropian për Serbinë e konsideron Kosovën fajtore.

“Ky është një konfirmim pozitash para një zgjidhjeje përfundimtare për një marrëveshje. Të gjithë duan të konfirmojnë forcën e tyre në mënyrë që të japin sa më pak”, tha Jaksha Sçekiç.

Perëndimi problemin e Kosovës nuk mund ta zgjidhë pa Serbinë, është retorika. Braktisja e bisedimeve është gjë e përsëritur, por thuhet se dialogu përkundër gjendjes së krijuar nuk ka alternativë.

“Shtohet pyetja se çfarë është alternativa për bisedimet e Brukselit. Kjo mund ta çojë Serbinë në vetëizolim dhe për ne është e lehtë të themi nga Beogradi nuk e japim Kosovën, por duhet pyetur për gjithçka, edhe për fatin e serbëve në veri dhe në jug.”

Në formatin e ri të bisedimeve është përmendur si e rëndësishme përfshirja e SHBA-ve dhe e Gjermanisë. Ndërkohë serbët në veri u mblodhën për fillimin e punës në krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe. Hulumtimet thonë se 81 për qind të serbëve janë kundër njohjes së Kosovës si shtet, por 43 mendojnë se ajo për Serbinë është e humbur.

Tv Klan






Të ngjashme