Reagimet për Fatos Nanon – (30 Qershor 1999)


Reagimet për Fatos Nanon – (30 Qershor 1999)

20:47 30/06/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Deklaratat e djeshme në Vlorë të ish-kryesocialistit Nano kanë shkaktuar debate të shumta brenda Partisë Socialiste dhe aleatëve të koalicionit qeveritar. Ish-nënkryetari socialist Pëllumbi ka akuzuar Nanon.

Servet Pëllumbi, deputeti i PS:- “Vetë zoti Nano disa herë ka bërë marrëveshje dhe prapaskena edhe me Berishën”.

Gazetari:- Ku i bazoni ju këto fakte, pse si keni bërë publike deri tani?

Servet Pëllumbi, deputeti i PS:- “I kam bërë publike për shembull Triesten etj”.

Ndryshimet në krye të Partisë Socialiste në kongresin e tretë të saj do të kenë pasoja dhe për koalicionin shprehet lideri liberal democrat Neritan Ceka.

Neritan Ceka, kryetar i PAD:- “I takon Partisë Socialiste në Kongresin që do zhvillohet në Shtator apo Tetor, të zgjedhi kryetarin e vetë. Natyrisht pas kësaj mund të trajtoj edhe koalicionin sipas atij opinioni që do të ketë kryetari i ri. Nuk është çështja e një personi, çështja është e stafit i cili mbështet kryetarin. Kjo është dilema që duhet të kenë socilaistët, se me çfarë stafi vjen kryetari i PS”.

Rreth deklaratave të Nanos do të shprehem më vonë ka theksuar ish-kryeministri Bashkim Fino./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme