Të brendshmet 2 milion euro
Modelja braziliane Lais Ribeiro është e përzgjedhura e "Victoria’s Secret" Fashion. Ajo do të mbajë në sfilatën e vitit, të brendshmet “Fantasy”, që kushtojnë 2 milionë dollarë.
Ky është momenti emocionues kur modelja ka mësuar lajmin.“Kurrë nuk kam qarë kaq shumë në jetën time. Eshtë kaq emocionuese, Nuk po e besoj dot .”
Përzgjedhja e saj është një vlerësim shumë i madh nga shtëpia e modës për 27 -vjeçaren. Bukuroshja thotë se e arriti këtë falë punës që ka bërë për shumë vite. Modelja shprehet se askush nuk mund të besonte që një vajze nga një qytet i vogël i Brazilit do të arrinte deri këtu. Sfilata do të zhvillohet në Shanghai, ku Lais Riberio do të shfaqet me e bukur se kurrë. Këtë vit ekskluzivitetin e të brendshmeve “Fantasy” për Victoria’s Secret e ka argjendari Mouawad. Gjithçka është e mbuluar nga diamantet e verdhë dhe blu 18 karat, përmbajnë 6000 gurë të çmuar dhe janë dashur 350 orë për t’i dizenjuar. Klan Plus