
Reagimi ‘nervoz’ i Turqisë pas takimit Cipras-Trump
Turqia duket nervoze pasi kryeministri grek, Alexis Tsipras, u prit në një takim në Shtëpinë e Bardhë nga Presidenti Amerikan, Donald Trump.
Të paktën ky është shpjegimi që gazeta greke “Protothema” ka për faktin se vetëm një ditë pas takimit dhe fjalëve të ngrohta të Trumpit, avionët turq kanë dhunuar hapësirën ajrore greke 24 herë. Media greke e quan të parashikueshëm reagimin e Ankarasë zyrtare pas takimit që kaloi në një atmosferë të ngrohtë: Ata dërguan 4 avionë luftarakë F16 dhe dy helikopterë të cilët dhunuan hapësirën ajrore greke. Avionët turq u interceptuan nga avionët grekë, teksa në një rast pati ndjekje të afërt mes tyre.