Reagojnë deputetët e përfshirë nga dekriminalizimi


Reagojnë deputetët e përfshirë nga dekriminalizimi

17:10 21/12/2016

Deputeti Dashamir Tahiri thotë së përfshirja e tij në kërkesën e prokurorisë për të mos ushtruar me funksionin e tij si deputet, ka lidhje vetëm me vendimin e organit të akuzës për vendosur një balancë politike mes emrave për të cilët ky institucion thotë se preken nga ligji i dekriminalizimit.

Në një dalje përpara gazetarëve Tahiri tha se për të ekziston një dënim nga autoritet italiane për përdorimin e një patente false, për të cilin ai thotë se nuk ka qenë në djeni.

Ndërkohë që dhe deputeti tjetër i përfshirë në kërkesën e prokurorisë, Shkëlqim Selami i zgjedhur në qarkun e LSI nën logon e Lëvizjes Socialiste për Integrim  e vlerëson kërkesën e prokurorisë me prapavijë të pastër politike.

Prokuroria i bëri kërkesë zyrtare një ditë më parë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve t’u heqë mandatet, 2 deputeteve Tahiri e Selami si dhe kryebashkiaku socialist të Kavajës Elvis Rroshi, pasi sipas saj ata preken nga ligji për dekriminalizimin, duke qenë se  këta funksionarë kanë fshehur të dhëna duke mos deklaruar disa rekorde kriminale në Itali dhe në Zvicër.

Tv Klan






Të ngjashme