Reagon ambasada amerikane: I kujtojmë shumicës deklaratat e saj, do shohim nëse do ta mbajnë fjalën
Në një reagim zyrtarë, Ambasada Amerikane ka reaguar pas miratimit në Kuvend ditën e sotme të ndryshimeve kushtetuese.
“Sot, Parlamenti miratoi ndryshime në Kushtetutë që do të mundësojnë masa shtesë për reformën zgjedhore. Ndërsa ky veprim ishte në kompetencën e Parlamentit, është për të ardhur keq që nuk u mor në të njëjtin frymë me të cilën u arrit marrëveshja e 5 qershorit”, thuhet ndër të tjera në këtë reagim.
Më tej në deklaratën e ambasadës thuhet se ata i kujtojmë shumicës deklaratat e saj se, megjithë miratimin e sotëm në Parlament, se synojnë të angazhohen me të gjithë partitë në Këshillin Politik, në mirëbesim dhe me qëllimin për të arritur në marrëveshje për zbatimin e legjislacionit mbi listat e hapura dhe koalicionet.
“Ne e kuptojmë zhgënjimin e Opozitës së Bashkuar, ndërsa mirëpresim vendosmërinë e tyre për të mbetur të angazhuar në institucione dhe procese demokratike, përfshirë Këshillin Politik, në mënyrë që të dëgjohen zërat e të gjithë shqiptarëve.
Përsërisim, se ne do të shohim nëse drejtuesit do ta mbajnë fjalën e tyre. Ashtu siç vepruan në arritjen e marrëveshjes së 5 qershorit, udhëheqësit shqiptarë duhet të tregojnë gatishmërinë dhe aftësinë e tyre për të negociuar marrëveshje që vënë në radhë të parë interesat më të mira të popullit shqiptar”. /tvklan.al
"Më 23 korrik, Parlamenti miratoi legjislacionin për të kodifikuar marrëveshjen e 5 qershorit për reformën zgjedhore, e cila u arrit në një mënyrë transparente dhe gjithëpërfshirëse përmes Këshillit Politik". Deklarata e plotë e Ambasadë së SHBA: https://t.co/GajAxl5wZs pic.twitter.com/sIv0BxI1SO
— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) July 30, 2020