Avokatët e Frrokajt: Do kërkojmë lirimin


Avokatët e Frrokajt: Do kërkojmë lirimin

15:00 20/03/2018

Avokatët e Kryebashkiakut të Lezhës, Fran Frrokaj kërkojnë heqjen e masës së arrestit shtëpiak, dhënë pak ditë më parë nga Gjykata e Lezhës.

Ata pretendojnë se ndalimi i klientit të tyre është kryer në mungesë të provave. Sipas avokatit, detyra e Kryetarit të Bashkisë është vetëm ciklimi i dokumenteve të administratës dhe jo përpilimi i tyre.

“Dokumentet nuk përgatiten nga kryetari, por për to punojnë punonjësit e zyrave përkatëse”. 

Mbrojtësit e kreut të Bashkisë së Lezhës përsërisin qëndrimin se arrestimi i Frrokajt është me ndikim politik.

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj ndodhet tashmë në masën e sigurisë arrest shtëpie me mbikëqyrje, pasi akuzohet për shpërdorim detyre në lidhje me tjetërsimin e pronave në bregdetin e Ranës së Hedhun.

Tv Klan






Të ngjashme