Reagon delegacioni i BE: Institucionet nuk ndoqën thirrjen tonë për dialog
Delegacioni i Bashkimit Europian në vendin tonë ka reaguar pas shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar, duke shprehur shqetësim për këtë vendim, të cilin e konsiderojnë “të pakthyeshëm”.
Në një reagim në rrjetet sociale, delegacioni i BE thotë se institucionet shtetërore nuk respektuan thirrjen e tyre për të pasur dialog mes palëve.
“Prishja e Teatrit Kombëtar erdhi në një kohë kur ne kërkuam dialog midis autoriteteve dhe shoqërisë civile para se të merrej një vendim i pakthyeshëm. Na vjen keq që kjo thirrje nuk u ndoq nga institucionet përkatëse kombëtare dhe vendore.
Që në orët e para të këtij mëngjesi, kemi ndjekur me shqetësim të thellë zhvillimet e situatës në terren. Ne u bëjmë thirrje palëve të tregojnë përmbajtje dhe të shmangin një përshkallëzimin të situatës”, deklaron zyra e delegacionit të Bashkimit Europian në vendin tonë. /tvklan.al
Prishja e Teatrit Kombëtar erdhi në një kohë kur ne kërkuam dialog midis autoriteteve dhe shoqërisë civile para se të merrej një vendim i pakthyeshëm. Na vjen keq që kjo thirrje nuk u ndoq nga institucionet përkatëse kombëtare dhe vendore. 1/2
— EU in Albania (@EUinAlbania) May 17, 2020
Që në orët e para të këtij mëngjesi, kemi ndjekur me shqetësim të thellë zhvillimet e situatës në terren. Ne u bëjmë thirrje palëve të tregojnë përmbajtje dhe të shmangin një përshkallëzimin të situatës. 2/2
— EU in Albania (@EUinAlbania) May 17, 2020