Reagon Kryeministri: Alma Hicka nuk u shkarkua, u largua vet
Pas lajmit për largimin nga detyra të Avokates së Shtetit Alma Hicka, ka reaguar Kryeministri Edi Rama. Në rrjetet sociale, Kryeministri ka sulmuar mediat dhe ka hedhur poshtë zërat për shkarkimin e Alma Hickës nga detyra.
Sipas Ramës, Avokatja e Shtetit u largua vet nga posti i saj për arsye personale.
“Kazanët po ziejnë një broçkull për “shkarkimin” e Alma Hickës. Në fakt Alma u largua me dëshirën e saj, për arsye krejt personale e për gjithë keqardhjen time që e konsideroj një Avokate të shkëlqyer të Shtetit. Me neveri për kazanët i them Almës mos u mërzit e paç vetëm sukses
“, thotë Rama.
Kazanët po ziejnë një broçkull për “shkarkimin” e Alma Hickës🤧Në fakt Alma u largua me dëshirën e saj, për arsye krejt personale e për gjithë keqardhjen time që e konsideroj një Avokate të shkëlqyer të Shtetit⭐Me neveri për kazanët i them Almës mos u mërzit e paç vetëm sukses👏
— Edi Rama (@ediramaal) October 31, 2018
Pas largimit të Alma Hickës, në krye të Avokaturës së Shtetit u emërua Artur Metani.
/tvklan.al