Reagon Presidenti i Milan: Kam financa të shëndosha, Milan do rikthehet në majë


Reagon Presidenti i Milan: Kam financa të shëndosha, Milan do rikthehet në majë

17:35 21/02/2018

Pas lajmeve në mediat italiane se kompania e presidentit të Milan është drejt falimentimit, Yonghong Li hedh poshtë çdo aludim nëpërmjet kësaj deklarate të publikuar nga klubi italian. Kinezi i konsideron këto lajmë të papërgjegjshme dhe dashakeqe.

“Të tilla lajme dëmtojnë rëndë klubin, kompaninë dhe familjen time. Situata e burimeve të mia financiare është plotësisht e shëndetshme. Klubi dhe kompanitë e mia po punojnë rregullisht. Unë shpresoj, që të mos i jepet kredibilitet lajmit, sepse nuk është i vërtetë”.

Ai garantoi se edhe pse ndodhet pranë familjes në Kinë, i ka ndjekur të gjitha ndeshjet e skuadrës. Presidenti kërkoi mbështetjen e tifozëve ndaj skuadrës dhe trajnerit Gatuso për ta kthyer Milanin në majat më të larta të futbollit. Pak ditë më parë, mediat kryesore italiane raportonin se për shkak të borxheve, para se të blinte Milanin, kompania e Yonghong Li është drejt falimentimit.

Tv Klan






Të ngjashme