Reagon shoqata e policëve në lirim


Reagon shoqata e policëve në lirim

20:01 11/03/2014 shoqata e punonjeseNdërsa "Shoqata e Punonjësve të Policisë në Lirim 2013"  ka shprehur sërish shqetesimin per punonjësit  dhe drejtuesit e policisë që vazhdojnë të lirohen nga detyra edhe pse ata kanë kapacitetin dhe integritetin e duhur për ta ushtruar këtë profesion.

Në një njoftim për shtyp të kësaj shoqate thuhet se nga policia po lirohen ata punonjës që përfituan njohuri bashkëkohore në trajnimet dhe kurset më të mira që kanë ofruar Policia e Shtetit, Misioni PAMECA, Programi ICITAP, përfaqësia e OSBE-së, ambasadat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Austrisë etj.

Shoqata e Punonjësve të Policisë në Lirim 2013  thotë se njëkohësisht me këto lirime të paligjshme, në Policinë e Shtetit, po aplikohen rekrutime, emërime dhe promovime drejtuesish duke shkelur kriteret ligjore dhe nënligjore për menaxhimin e burimeve njerëzore.





Të ngjashme