Real dhe Atletico dënohen nga FIFA


Real dhe Atletico dënohen nga FIFA

13:15 09/09/2016

Nuk do të ketë merkato deri në Janar të 2018 për Real dhe Atletico Madrid.

FIFA konfirmoi pengesën për të dy klubet spanjollë e vendosur nga Komisioni i Disiplinës që nuk do të jenë aktivë për dy periudha të merkatos.

Masa ndëshkuese erdhi pas problemeve me federimet e lojtarëve të mitur jo vendas. Atletico është hetuar për 183 të mitur, ndërsa Real për 53.

Megjithatë të dy klubet madrilenë do të apelojnë këtë vendim në Gjykatën e Arbitazhit Sportiv në Lozanë, duke bërë përpjekjen e fundit për t’i shpëtuar këtij sanksioni.

Real dhe Atletico duhet të paguajnë respektivisht 320 mijë dhe 820 mijë euro gjobë. Një masë shtrënguese për dy klubet që janë aktivë në çdo merkato vere apo dimri.

Tv Klan






Të ngjashme