Real dhe M.United në Shkup për Superkupën
Edhe pse vuri në dyshim të ardhmen e tij tek Real Madrid, Cristiano Ronaldo do ta nisë që nga minuta e parë ndeshjen e Superkupës së Europës, ndaj Manchester United. Madrilenët kanë zbritur paraditen e së hënës në Shkup aty ku do të luhet ndeshja dhe Ronaldo ka tërhequr më së shumti interesimin e mediave.
Zinedine Zidane, me shumë mundësi ka nevojë për ndihmën e tij për të siguruar këtë trofe të rëndësishëm të fillimit të sezonit. Madrilenët kanë ende uri për trofe edhe pse kanë regjistruar Champions League nr.12 në palmaresin e tyre.
Për më tepër përballë do të kenë Manchester United, që drejtohet nga Jose Mourinho, ish-trajner i madrilenëve dhe që njihet se nuk fal kurrë, kur bëhet fjalë në ndeshje të tilla finale.
Real Madrid duket se është skuadra favorite për këtë takim të paktën nga lista e futbollistëve që ka edhe pse Jose Mourinho ka shpenzuar 150 milionë pound në merkaton e verës.
Për anglezët do të mungojnë Luke Shaw, Marcos Rojo and Ashley Young të cilët janë të dëmtuar. Juan Mata dhe Ander Herrera kanë rikuperuar. TV KLAN