Real Madrid fiton Champions League


Real Madrid fiton Champions League

22:44 03/06/2017

Reali i Madridit ka fituar trofeun e 12-të Champions League pasi mposhtën në finale 1 – 4 Juventusin në stadiumin e Cardiffit në Uells.

Suksesi erdhi falë dy golave të Cristiano Ronaldos që edhe në këtë takim e tregoi se është ndoshta futbollisti më i mirë në botë për momentin. Kasemiro dhe Asensio ishin shënuesit e tjerë për ekipin spanjoll.

Për bardhezinjtë shënoi titani Mario Mandzukic 7 minuta pas golit të parë të Ronaldos.

Madrilenët do të çojnë në shtëpi kupën e Champions League duke vendosur rekordin e 12 trofeve të kësaj gare dhe të skuadrës që e fiton dy herë radhazi.

Juventusi në krahun tjetër humbet finalen e dytë në tre vite, teksa nuk e ka fituar këtë trofe që prej vitit 1996./tvklan.al






Të ngjashme