Real Madrid gati 200 mln Euro për merkato


Real Madrid gati 200 mln Euro për merkato

17:51 24/12/2017

Pas humbjes në ‘El Clasico’, Real Madrid do të kërkojë të hyjë fuqishëm në merkaton e dimrit. Mediat spanjolle raportojnë se presidenti Florentino Perez është gati të shpenzojë afro 200 milionë Euro për të afruar lojtarë për të mbajtur skuadrën kompetitive por edhe për të qëtësuar shpirtrat e tifozëve pas poshtërimit në shtëpi nga Barcelona. Objektivat primar i klubit duket portieri Kepa Arrizabalaga, Leonardo Bonucci dhe sulmuesi Mauro Icardi.

Ky i fundit shihet si zëvendësuesi i francezit Karim Benzema, të cilit para ndeshjes ndaj Barçës iu dha ultimatumi për largimin. Bëhet e ditur se vetë presidenti Perez i ka thënë sulmuesit se nëse nuk do të kishte një paraqitje të mirë në ‘El Clasico’, klubi do të mendojë shitjen e tij në merkaton e dimrit

Nga ana tjetër duket se Realit po i vetëofrohet sulmuesi i Liverpool Mohamed Salah. Egjiptiani ka paraqitur një formë të shkëlqyer në klubin e Premier League dhe tashmë është në sytë e shumë ekipeve të mëdha europiane. Thuhet se është vetë Salah që i ka kërkuar menaxherit të tij të gjejë marrëveshjen me Realin dhe Liverpool.

Tv Klan






Të ngjashme