Real Madrid humbet testin e parë
Real Madrid i Julen Lopetegui dështoi në testin e parë pa Cristiano Ronaldon. Skuadra madrilene u mund me rezultatatin 2 – 1 nga Manchester United në sfidën e vlefshme për turneun International Champions Cup, e luajtur në Florida.
Alexis Sanchez dhe Ander Herrera realizuan për United para se Benzema të shënonte për Real. Shumë ndryshime gjatë pjesës së dytë për Los Blancos, ndërsa te Djajtë e Kuq vetëm 3 zëvendësime. Në takimet e tjera Roma triumfoi 4 me 2 me Barcelonën në Teksas.
Një sukses me përmbysje për ekipin italian që u gjend dy herë në disavantazh. Gjatë pjesës së dytë Roma ishte më vendosur edhe pse kjo ndeshje u pa nga të dy trajnerët si një mundësi për të parë gjendjen e lojtarëve. Milan pësoi edhe humbjen e dytë në International Champions Cup. Tottenham ia doli ta mundë me rezultatin 1 – 0 në sfidën e zhvilluar në Minesota. International Champions Cup turneu që mbledh 18 ekipe Europianë do të zgjasë deri më 11 Gusht.
Tv Klan