Real Madrid, i vetëm në krye të “La Liga”


Real Madrid, i vetëm në krye të “La Liga”

12:24 24/10/2016

Real Madrid vazhdon të kryesojë në kampionatin spanjoll pas fitores së vështirë me Athletic Bilbao. 2 – 1 për ekipin e Zidane dhe vendimtare ishin 6 minutat e fundit të takimit.

Alvaro Morata shënoi golin e fitores. Për madrilenët kishte shënuar në fillim të ndeshjes Benzema. Tashmë Los Blancos gjenden në vendin e parë më 21 pikë, një më shumë se Sevilja, +2 nga Barcelona e Vijareali dhe +3 nga Atletico Madrid.

Kjo e fundit e humbi mundësinë për të qëndruar në krye të renditjes pasi dështoi ndaj Sevillas. Në minutën e 73-të N’Zonzi depërtoi mes dy mbrojtëseve dhe përballë Oblak e dërgoi topin në rrjetë.

13 minutat e fundit të kohës së rregullt Atletico i luajti me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Koke. Sevilla renditet në vendin e dytë, Barcelona një ditë më parë fitoi 3-2 në fushën e Valencias.

Tv Klan






Të ngjashme