Real Madrid, kampion i Europës
Reali Madrid u shpall kampion i Europës për herë të 11 pas suksesit në finalen e Champions League ndaj Atletico të shtunën Milano.
Ekipi i Simeone-s nuk arriti të marrë revanshin për disfatën e para dy viteve, por e çoi takimin deri në te 11-metërshat. Loja e rregullt dhe pjesët shtesë u mbyllën në barazim 1 – 1 lojtarët e Real u treguan më rezultativë te penalltitë. Një triumf i jashtëzakonshëm për tifozët dhe trajnerin Zidane, i cili mori një trofe të rëndësishëm që në vitin e parë me ekipin e parë të Los Blancos. Festa e nisur në “San Siro” vijoi në Plaza de Cibeles, sheshi i Madridit ku mblidhen tifozët e Real pas çdo suksesi. Tifozët të dielën pritën edhe ekipin që parakaloi me trofeun e kampionit të Europës. Tv klan