
Real Madrid kundër yjeve të Amerikës
Liga e futbollit në Amerikë ka njoftuar se kampionët e Europës, Real Madrid do të jetë kundërshtar i skuadrës All-Star të kampionatit amerikan të futbollit një në ndeshjen që do të luhet në gusht në stadiumin Soldiers Fioeld në Chicago që ka një kapacitet pre 61.500 vendesh.
Madrilenët kanë fituar Champions 2 herë në 3 edicionet e fundit, teksa këtë sezon janë në çerekfinale ku kanë fituar përballjen e parë me Bayern Munchen.
Real Madrid ka parashikuar një turne ndeshjesh në SHBA. Përballja me yjet e kampionatit amerikan do të jetë e para për një ekip të La Liga.
All-Star për këtë ndeshje të veçantë do të drejtohen nga trajneri i Chicagos, Fire Veljko Paunovic, i cili ka luajtur më shumë se 10 vjet në Spanjë me një rekord prej 87 ndeshjesh me Atletico Madrid.
Në edicionet e shkuara kundër All-Star të Amerikës kanë luajtur Arsenal, Bayern Munich, Chelsea dhe Manchester United./ TV KLAN