
Real Madrid mban kreun në La Liga
Real Madrid qëndron në krye të La Liga edhe për javën e 13-të. Fitorja 2 – 1 ndaj Sporting Gijon në stadiumin “Santiago Bernabeu”, e mban në vendin e parë larg ndjekësve.
Një sukses i vuajtur i Real Madrid që shkon në kuotën e 33 pikëve. Në këtë takim që u kushtëzua nga reshjet e shiut vendosën golat e Cristiano Ronaldos të realizuar gjatë pjesës së parë. Portugezi udhëheq renditjen e golashënuesve në Spanjë me 10 gola, 2 më shumë se Messi e Suarez.
Një fakt interesant ishin fanellat e Real Madrid, që përpara ishin tërësisht të bardha. Mbishkrimi me emrin e sponsorit ishte fshirë, pasi bluzat janë prodhuar me material të riciklueshëm, që nuk e përballoi shiun.
Real Madrid do të presë rezultatin e Barcelonës që sot në mbrëmje luan në fushën e Sociedad./ TV KLAN