Real Madrid “mbytet” në Londër


Real Madrid “mbytet” në Londër

17:10 02/11/2017

“Mbytet” Real Madrid.

Kështu e përshkruajnë mediat spanjolle humbjen e mbrëmshme të skuadrës spanjolle në Angli ndaj Tottenham. Londinezët e gjetën golin në mesin e pjesës së parë me Dele Alli. Mesfushori shënoi edhe një herë në fillimin e së dytës.

Tottenham e mundi realin fizikisht dhe taktikisht duke i lënë pak mundësi për të qarkulluar topin. Mesfushori tjetër Eriksen shënoi golin e tretë. Për madrilenët realizoi në minutën e ’80 Cristiano Ronaldo.

Ndeshje emocionuese ishte ajo mes Napolit dhe Manchester City. Skuadra e Pep Guardiolas fitoi 4-2 në San Paolo duke treguar se është një superfuqi këtë sezon në Champions.

Pasi e mbylli pjesën e parë pa gola ndaj Maribor, Liverpool, shënoi 3 herë në të dytën duke marrë kryesimin e grupit.

Beshiktash barazoi me Monaco por kjo nuk e shqetëson në krye të grupit dhe thuajse e sigurtë për tu kualifikuar në fazën tjetër.

Tv Klan






Të ngjashme