Real Madrid në garë për Hazard
Eden Hazard është kthyer në një sfidë merkatoje mes Chelsea dhe Real Madridit. Ekipi anglez kërkon ta mbajë me çdo kusht duke ia rinovuar kontratën që do t’i sjellë 20 milionë euro në sezon, por ai spanjoll ka gati 135 milionë euro për ta marrë. Lajmi bëhet i ditur nga gazeta “The Sun”.
Një shumë e lartë, por gjithsesi duhet të vendosin edhe drejtuesit e Chelsea. Pak ditë më parë babai i Eden Hazard tha se i biri është në pritje të një interesimi nga Real Madrid.
Marrëveshja aktuale me Chelsea është e vlefshme deri në qershor të 2020. Eden Hazard është pjesë e Bluve të Londrës prej 2012. Me këtë fanellë 26-vjeçari është shpallur 2 herë kampion i Anglisë, ndërsa ka fituar edhe Kupën e Ligës dhe Europa League.
Tv Klan