Realizohen lajmet në TVSH pas grevës së gazetarëve (3 Mars 1999)
Shqiptarët kanë rrezikuar sot të mos informohen nga i vetmi burim shtetëror audioviziv ekzistues. Gazetarët e departamentit të informacionit të Televizionit Shqiptar ishin sot në prag greve. Mospagesa e rregullt në ditët e fundjavës dhe mungesa e karburantit duket se kanë qënë dy shkaqet kryesore.
Edhe pse profesionistë të mikrofonit dhe kamerave reporterët e departamentit të informacionit duken të terrorizuar përpara objektivit të kameras, duke e justifikuar këtë me presionin psikologjik të ekziston në departamentin e tyre.
Ideja e grevës sipas tyre është përkrahur nga Drejtori i Përgjithshëm Klosi i cili e ka mohuar këtë fakt përballë pyetjeve tona. Ngjarja është pohuar nga Drejtori i Televizionit Mazi në konflikt të hershëm tashmë interesash e kopetencash me eprorin dhe vartësin Klosi.
Këto janë përpëlitjet e Klosit në ditët e fundit të pushtetit të tij, është shprehur Mazi. Megjithatë karburanti është gjetur dhe 30 minutëshi i lajmeve shteteror i rrezikuar nga lufta e klaneve apo mungesa e mjeteve, i shtohet historisë absurde që ky departament po jeton prej kohësh./tvklan.al