5 fëmijë i nënshtrohen implantit koklear në QSUT
Manastriliu: Ndërhyrja u financua 100% nga shteti
Orlando nuk ka dëgjuar kurrë më parë, por tani me realizmin e implantit koklear ai mund të dëgjojë. Ai është një nga 5 fëmijët që kanë përfituar falas paketën e implantit koklear të realizuar nga mjekët e spitalit francez në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Të vegjlit u vizituan nga ministria e shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
“Për mua është ndër lajmet më të gëzuara që ja mbërritëm kësaj dite për të realizuar implantin koklear. Kjo është realizuar falë ekspertizës së mjekëve por edhe mbështetjes së qeverisë për sigurimin e financimit për paketën falas të implantit koklear. Janë pesë fëmijë që do t’u rikthehet dëgjimi dhe integrohen plotësisht në jetën sociale dhe ne do të vazhdojmë ta mbështesim këtë paketë falas”, tha Manastirliu.
“Në fakt kemi shumë vite që e presim këtë projekt të madh dhe është vërtet një arritje për shërbimin tonë. Futja e implantit koklear duket si kosto vërtet e madhe por në afat të gjatë jo sepse arrin të integrojë plotësisht këta fëmijë”, tha Besim Boçi, shef i shërbimit të ORL.
20 fëmijë që nuk dëgjojnë do të përfitojnë çdo vit paketën e implantit koklear. Ndërhyrja është definitive dhe arrin të integrojë plotësisht fëmijët në jetën sociale, pas një procesi të gjatë rehabilitimi. Kosto e trajtimit për çdo fëmijë është 29 mijë dollarë, e cila mbulohet 100% nga shteti.
Tv Klan