Rebelët thyejnë rrethimin në Aleppo
Në Siri rebelët kanë thyer rrethimin në Aleppo, të vendosur që prej 3 javësh nga forcat e regjimit të presidentit Bashar Al Assad. Lajmi për fitoren është shpërndarë nga koalicioni i opozitës siriane, sipas të cilit gjatë luftimeve është goditur dhe një bazë ushtarake. 500 luftëtarë kanë humbur jetën që nga e diela e kaluar, shumica rebelë.
Militantët e koalicionit kundër Assad, që mbështeten nga Shtetet e Bashkuara, kanë mundur që t’i marrin ISIS qytetin Manbixh. Ky qytet ndodhet në veriperëndim të Rakës, që konsiderohet si kryqytet u kalifatit. Sipas organizatave humanitare, rreth 13 mijë persona janë larguar nga qyteti Manbixh, që prej 31 majit kur filloi ofensiva kundër ISIS.
Ndërkohë të paktën 10 civilë, mes të cilëve 3 fëmijë, kanë humbur jetën pas sulmeve ajrore që kanë goditur një spital në veriperëndim të Sirisë. Lajmi është konfirmuar nga Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut. Bombardimet janë kryer në qytetin Milis, në provincën Idlib. Kjo zonë është adër Turqisë dhe kontrollohet nga një aleancë e rebelëve që kundërshtojnë regjimin e Assad. Mes viktimave bëjnë pjesë dhe 2 femra.
Tv Klan