Rebelimi i Sulltaneshës Mahperi: Do t’i padis!
Aktorja Sinem Ozturk, e njohur për rolin e Sulltaneshës Mahperi në serialin “Ertugrul”, ka paralajmëruar nisjen e një beteje gjyqësore ndaj atyre që i kanë hakuar llogarinë në Instagram.
Pasi u fotografua nga fotoreporterët në Nisantasi të Stambollit, aktorja tha: “Më vjen një mail dhe në momentin që klikova, kishte përfunduar gjithcka, llogaria ishte hakuar. Kisha aq shumë ndjekës. Personat që e bëjnë këtë përpiqen të fitojnë para duke ua shitur të zotëve.
” Ozturk tha se keqbërësve nuk do tu japë asnjë qindarkë, por me ta do të përballet në gjykatë. “Do t’i padis në gjykatë
”, tha ajo duke paralajmëruar nisjen e betejës gjyqësore. /tvklan.al