Receta elektronike, projekti brenda vitit


Receta elektronike, projekti brenda vitit

14:55 02/09/2016

Ecejaket e qytetarëve për të përfituar barnat me rimbursim, pas ndryshimit të kritereve për disa prej tyre, do të marrin fund brenda këtij viti.

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj teksa analizoi situatën e barnave në vend u shpreh se receta elektronike do të çoj eliminimin e burokracive, që hasin aktualisht pacientet.

Përgjatë dy viteve të fundit nga hyrja në fuqi e ligjit të ri të barnave në vend janë regjistrua 671 barna të reja.

Sa i takon ilaçeve që gjenden në farmaci sipas qendrës kombëtare të kontrollit të barnave 55% e tyre janë patentë ndërsa pjesa tjetër xhenerik.

E sa i takon shpenzimit për barnat, ministri i Shëndetësisë deklaron se në 2015 ishte 1,5% e prodhimit të brendshëm bruto. /TV KLAN






Të ngjashme