Receta magjike për flokë të shëndetshëm


Receta magjike për flokë të shëndetshëm

19:17 07/11/2017

Çdo grua ëndërron për flokë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme.

Receta e mëposhtme ka vetëm një përbërs që me shumë gjasë e keni në shtëpi – qepa e kuqe.

Qepët e kuqe janë të pasura me sulfur, që nxisin prodhimin e kolagjenit që është shumë e rëndësishme për rritjen e flokëve.

Rezultatet e para shihen pas një muaji të përdorimit të rregullt.

Receta

Grini 2-4 qepë dhe nxjerrini lëngun prej tyre.

Aplikojeni këtë lëng në kokë duke e masazhuar lehtësisht.

Lëreni të qëndrojë për 15 minuta, e nëse keni kohë, lëreni të qëndrojë për gjysmë ore.

Më pas, lani flokët tuaja normalisht.

Bëjeni këtë tretman rregullisht dy herë në muaj./klankosova






Të ngjashme