Recetë për zemër të shëndetshme
Përgatitini të gjithë përbërësit një natë më parë. Hidhini në grirëse herët në mëngjes dhe ja ku keni një pijë e shijshme, kremoze që do t’ju japë energji për të gjithë ditën.
Bananet dhe avokadot të sjella sëbashku ofrojnë një sërë ushqyesish: Vitamina A, B, C, E, dhe K, potasium dhe acide yndyrore që ndihmojnë shëndetin e zemrës dhe antioksidantë.
Shija e bananes do të vendosë një buzëqeshje në fytyrën tënde, ju dhe familja juaj do ta dashuroni.
Përbërësit:
- 1/2 avokado
- 1 banane e mesme
- 8 luleshtrydhe mesatare
- 1/3 Kivi
- Disa fije spinaq
- Akull
- 2 lugë mjaltë
- Qumësht sipas dëshirës
Të gjithë përbërësit hidhen në mikser sëbashku dhe grihen për pak minuta.
Pasi të ketë arritur trajtën e duhur, smoothie është mirë të konsumohet me barkun bosh, rreth 30 minuta para mëngjesit./tvklan.al