Recitali i aktorit Muharrem Hoxha në Durrës – (24 Nëntor 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Humoristi Muharrem Hoxha, u shfaq edhe njëherë në recitalin e tij “Votoni për Rremën”, por këtë radhë spektator ishin me dhjetëra aktor të tjerë të humorit që vinin nga e gjithë Shqipëria. Kjo ishte një shfaqje jashtë programit, pikërisht në ditën e lindjes së aktorit. Shfaqja u përshëndet nga aktorë të tillë të mirënjohur si Fadil Hasa, Zef Deda, Zyliha Miloti e Met Bega.
Në këtë spektakël arriti edhe një telefonatë nga Koço Devole që banon aktualisht në Amerikë. Shfaqja u vu në skenë nga regjisori Haxhi Rama dhe tema e spektaklit merrte spunto nga zgjedhjet e fundit, por edhe nga problemi ynë i përhershëm siç është ai i energjisë elektrike./tvklan.al