Redaksia e Informacionit TV Klan nderohet me çmim


Redaksia e Informacionit TV Klan nderohet me çmim

16:15 23/04/2014 AnduenaZyra për Mbrojtjen e Kosumatorit i ka dhënë çmimin “Redaksia e vitit e lajmeve për konsumatorin”, departamentit të Informacionit të Televizionit Klan.

Ky çmim i jepet redaksisë së lajmeve në TV Klan për kontributin e sensibilizimin gjatë protestave kundër armëve kimike, ku zëri i qytetarëve dhe aktorët e përzgjedhur në kronikat e edicioneve informative i dhanë një inkurajim protestës e cila u konsiderua si e para protestë, ku zëri i qytetarit vendosi për fatin  e vendit të tij.

Çdo vit kjo zyre shprëndan çmime për gazetarë dhe redaksi mediash të cilat kanë koontribuar në informimin e publikut dhe politikat në mbrotje të tyre.

Kjo është hera e dytë që lajmet e Televizionit Klan marrin një çmim të tillë.





Të ngjashme