Redi Jupi: Nuk dimë çfarë po ndodh dhe as ku po na çon kjo situatë


Redi Jupi: Nuk dimë çfarë po ndodh dhe as ku po na çon kjo situatë

14:50 17/04/2020

Në një lidhje në Skype për programin “Historia ime”, në Tv Klan ishte ish-futbollisti i Kombëtares dhe i shumë skuadrave në Kategorinë Superiore, Redi Jupi, së bashku me bashkëshorten e tij Vivian Jupi.

Të martuar prej vitesh së bashku, dashuria e tyre është bekuar me tre fëmijë të mrekullueshëm.

Në lidhje me izolimin, Vivian u shpreh se po e kalojnë mirë dhe nuk po e ndjejnë shumë atë dëshirëen për të dalë jashtë.

Vivian Jupi: Karantina po kalon mirë, nuk po kalon keq. Filimisht dukej sikur nuk do arrinim dot të rrinim kaq gjatë në shtëpi, jo se nuk jemi tipa që nuk rrimë në shtëpi, apo nuk e shijojmë të ndenjurin në shtëpi, por ideja e fëmijëve që janë mësuar të dalin, të luajnë, të marrin ajër. Por mirë po kalon, nuk po e ndjejmë shumë atë dëshirën për të dalë jashtë.

Nga ana tjetër, Redi Jupi u shpreh se rutina e tij nuk ka ndryshuar shumë nga ditët e zakonshme, por situata dhe psikologjia e përgjithme rëndon, sidomos duke mos e ditur çfarë po ndodh dhe se ku do na çojë kjo situatë.

Redi Jupi: Në fakt s’më ka ndryshuar shumë nga ditët e zakonshme, sepse çdo paradite shkoj lart në kompleks dhe merrem me punë të përditshme. Por gjithsesi po themi situata, atmosfera, psikologjia e përgjithshme rëndon, nuk është e thjeshtë. Ju e dini dhe vetë, punën e kemi të bllokuar ose pjesa më e madhe të reduktuar dhe preokupacioni është i madh për të ardhmen, sespe është një e panjohur e madhe se çfarë do bëhet. Sepse nuk po marrim vesh as çfarë po ndodh dhe as se ku po na çon kjo situatë. /tvklan.al






Të ngjashme