Referendum për mbetjet, Paloka paraqet kërkesën. Kundërpërgjigjet Ruçi
Ashtu siç njoftoi një ditë më parë Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, opozita i drejtoi Kuvendit kërkesën për referendum për ligjin e mbetjeve.
Në nisje të seancën plenare, Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka kërkoi futjen në rend të ditës për t’u votuar në seancë.
Paloka bëri të ditur edhe pyetjen që do të mbajë ky referendum nëse votohet në Kuvend, që do të jetë:
A duhet të lejohet importi i mbetjeve në terrorin e Shqipërisë?
Lejimi i llojeve të caktuara të mbetjeve, tha Paloka, rrezikon shëndetin dhe jetën e shqiptarëve dhe nxit aktivitetin kriminal. Ai tha se çështja e mbetjeve nuk mund të jetë në vullnetin e Kuvendit dhe qeverisë, vetëm e qytetarëve.
Në emër të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi tha se duhet të vazhdohet me rendin e ditës dhe se nuk ndodhemi përballë një emergjence.
Edhe kreu i Kuvendit Ilir Meta u shpreh se më parë do të duhet të mblidhet Konferenca e Kryetarëve për të diskutuar mbi këkresën e opozitës për referendum. /tvklan.al