Referendumi, italianët votojnë nesër

AVELLINO, AV, ITALY - 2016/10/26: Italian Prime Minister Renzi during a Pro Yes conference for the Constitutional Referendum. The constitutional reform at the base of the referendum will serve to lighten the cost of politics and the powers of the Senate. It will be held on December 4, 2016. (Photo by Michele Amoruso/Pacific Press/LightRocket via Getty Images)

Referendumi, italianët votojnë nesër

17:10 03/12/2016

Pas disa orësh (të dielën) qytetarët italianë do t’i drejtohen qendrave të votimit për të dhënë votën, pro apo kundër propozimit të kryeministrit pro-evropian, Matteo Renzi, për të rritur pushtetin e tij, në mënyrë që të mund të ecë përpara me reformat ekonomike.

Pas javëve me takime, debate dhe konferenca për të shpjeguar arsyet pse qytetarët duhet të votojnë  Po ose Jo, sot politika është në heshtje elektorale. Një pushim ky për tu mundësuar italianëve për të reflektuar mbi faturën Boschi-Renzi.

Referendumi i 4 dhjetorit ka të bëjë me rritjen e fuqive ekzekutive të kryeministrit, duke i kufizuar fuqinë Senatit, ku Renzi ka hasur në rezistencë për reformat që shpreson se do ta forconin ekonominë italiane.

Sipas mediave italiane 46 milionë qytetarë kanë të drejtën e votës, ku 22.4 % janë meshkuj dhe 24.2  janë femra  %.

Kutitë e votimit do të hapën nga ora 7:00 e mëngjesit dhe do të mbyllen në orën 23:00./ tvklan.al

 

 






Të ngjashme