Referendumi/ Ministria e Jashtme e Greqisë: Mbetemi të angazhuar për marrëveshjen e Prespës
Pas qartësimit të rezultatit të referendumit kanë ardhur edhe reagimet e para ndërkombëtare.
E para që reagoi ishte ministria e Jashtme greke, që tha se marrëveshja mori mbështetjen e votuesve maqedonas.
Ndërsa thotë se pret veprimet e mëtejshme të Shkupit, duke marrë parasysh se edhe skepticizmin e një pjese të votuesve që nuk morën pjesë në referendum.
Kryeministri grek Aleksis Cipras i telefonoi homologut Zaev pas referendumit duke e inkurajuar të vijojë më tej procesin.
Edhe për Komisionerin Europian për Zgjerimin Johannes Hahn, populli e mbështeti marrëveshjen, ndërsa kërkon vazhdimin e implementimit të plotë të saj.
Tv Klan