Referendumi në Maqedoni/ KSHZ: Deri në orën 17:00 pjesëmarrja është 28.9 për qind


Referendumi në Maqedoni/ KSHZ: Deri në orën 17:00 pjesëmarrja është 28.9 për qind

18:00 30/09/2018

Në Maqedoni po zhvillohet referendumi për marrëveshjen me Greqinë për çështjen e emrit, i cili është vlerësuar si historik për të ardhmen euroatlantike të vendit. Komisioni shtetëror i Zgjedhjeve bëri të ditur se deri në orën 17.00 në votime kanë dalë 28.9 për qind e trupit të përgjithshëm votues.

Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Oliver Derkovski, tha se procesi zgjedhor në përgjithësi është duke u zhvilluar në mënyrë të qetë dhe demokratike përveç disa parregullsive në disa vendvotime ku janë ndërmarrë masa për zbardhjen e rasteve.

Ndërkaq, deri në orën 17:00 në votimin e sotëm në referendum kanë dalë 455.771 votues apo 28,83 për qind nga numri i përgjithshëm të regjistruar në Listën zgjedhore, ka bërë të ditur në pres konferencë, kryetari i KSHZ-së Oliver Denkovski.

Numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar për referendumin është 1,806,336. Për t’u plotësuar censusi duhet të dalin të votojnë 903,169 votues, ndërkaq për të qenë i suksesshëm do të duhen 451,585 vota “për”, ose gjysma, plus 1 votë nga numri i censusit.

/Klan Maqedoni






Të ngjashme