MEPJ: Mirëpresim votën “Po” në referendumin e Maqedonisë
Në një reagim të sajin pas referendumit në Maqedoni, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme thotë se mirëpret votën “PO” të qytetarëve të Maqedonisë në mbështetje të Marrëveshjes së emrit me Greqinë, gjatë Referendumit të djeshëm konsultativ.
“Inkurajojmë vijimin pa vonesë të procesit të mëtejshëm legjislativ në Kuvend për të iniciuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese dhe për të zbatuar plotësisht,
thuhet në deklaratën e ministrisë sonë të jashtme.
Për diplomacisë shqiptare është koha që të gjitha forcat politike në Parlament t’i përgjigjen vullnetit të qytetarëve dhe me konsensus të gjerë të shfrytëzojnë këtë mundësi historike për avancimin e rrugës euroatlantike të vendit.
Tv Klan