Referendumi në Maqedoni, votojnë 1.806.336 qytetarë


Referendumi në Maqedoni, votojnë 1.806.336 qytetarë

10:40 30/09/2018

Vendvotimet për referendumin janë hapur sot në mëngjes në orën shtatë dhe kudo votimi po vijon pa ndërprerje, informojnë nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve. Deri ora 09.00, sipas KSHZ-së, dalja ka qenë 2.5%.  Një ditë para referendumit, dje votuan personat në shtëpitë ndëshkuese-përmirësuese, të zhvendosurit e brendshëm, personat të cilët ndodhen në vujatje të arestit shtëpiak dhe personat e sëmurë dhe të pamundur të cilët e kanë kërkuar atë nga komisionet komunale zgjedhore.

Në entet ndërshkuese-përmirësuese në vend, gjithasejt 13, deri në orën 17:00 jehona ishte 64,69 për qind. Votuan 1.008 nga 1.558 perosnat e evidentuar me të drejtë vote. Në shtëpitë e tyre, dnërkaq, sipas informatave të para nga komisionet komunale zgjehdore, votuan 1.520 të sëmurë apo persona të pamundur nga 1.859 të regjistruarit, njofton Klan Maqedoni. Dje votuan edhe qytetarët e Republikës së Maqedonisë jashtë vendit. Të paraqitur për të votuar ishin 2.694 shtetas të Maqedonisë, ndërkaq atë mund ta bënin në 33 përfaqësi diplomatike-konsullare dhe zyrë konsullare të Republikës së Maqedonisë në botë.

Siç kumtoi KSHZ, deri në orën 17:00, gjithsejt 985 mërgimtarë të Maqedonisë apo 36,56 për qind dolën për të votuar për pyetjen e referendumit, por në to nuk kishin hyrë ata nga SHBA-ja, Kanadaja dhe Londra (gjithsejt pesë vendvotime) ku votimi nuk kishte përfunduar.

Gjatë ditës së sotme KSHZ do të dalë me mestarae për të dhënat nga votimi i djeshëm në përfaqësit konsullare, entet ndëshkuese-përmirësuese, si dhe për të sëmurët dhe personat e pamundur. Pas mbylljes së votimit në orën 19:00, KSHZ rezultatet e para nga referendumi të marra me anë elektronike i publikon në mënyrë sukcesive, ndërsa rezultatet në bazë të të dhënave nga procesverbalet dhe i tërë materiali votues nga Komisionet Komunale Zgjedhore në afat prej 24 orëve pas pranimit të tyre. Rezultatet përfundimtare të referendumit KSHZ-ja i publikon menjëherë, ndërkaq më së voni në afat prej 24 orëve nga dita e përfundimit të tyre.

/klanmacedonia/ 






Të ngjashme