Referendumi në Timorin Lindor (30 Gusht 1999)


Referendumi në Timorin Lindor (30 Gusht 1999)

12:39 30/08/1999

Është zhvilluar sot në Timorin Lindor, Referendumi i cili do të ndryshojë ose jo fatin e vendit të vogël. Gjatë zhvillimit të votimeve nuk ka patur incidente të rënda megjithatë dy ushtarë të Kombeve të Bashkuara janë plagosur. Kanë votuar lideret e grupimeve, Gusmao lideri për pavarësinë e ish kolonisë portugeze dhe lideri pro Xhakartës Euriko Guteres. Habibi, Presidenti Indonezian i ka bërë thirrje Timorit Lindor të qëndrojë në familjen indoneziane. Përfundimet e Referendumit të sotëm do të publikohen nga fundi i javës./tvklan.al

Gazetare: Mirela Milori






Të ngjashme